SPAJIQ NË BERLIN MË 11 DHE 12 QERSHOR

Me ftesë të kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministri Millojko Spajiq do të marrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës (URC24), e cila do të mbahet më 11 dhe 12 qershor në Berlin.

“Me ftesë të Anja Kiring, Drejtoreshë Rajonale për Evropën Juglindore në Bordin Lindor të Ekonomisë Gjermane, Kryeministri Spajiq do të marrë pjesë, si folës kryesor, në pritjen vjetore të Bordit Lindor të Ekonomisë Gjermane më 13 qershor 2024 në Berlin. Gjatë qëndrimit në Berlin, kryeministri do të marrë pjesë edhe në një aktivitet të Shoqërisë Gjermane Atlantike kushtuar shënimit të 75-vjetorit të NATO-s”, thuhet në njoftim.

SHARE