Qeveria e Malit të Zi, miratoi Propozimin e Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit Rajonal të Malit të Zi nga viti 2014-2020, i cili për këtë vit parashikoi fonde prej rreth 795 milionë euro, kumtoi drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për yhvillim në Ministrinë e Ekonomisë, Millosh Çelanoviq.
Ai tha se pjesa më e madhe e këtyre fondeve prej rreth 200 milionë euro do të ndahen për projektin e ndërtimit të një pjese të autostradës Tivarë-Bolare, nga Smokovci deri në Matashevë.
“Një pjesë e madhe e fondeve do të drejtohen në sektorin e energjisë dhe infrastrukturën”, tha Çelanoviq pas seancës së Qeverisë së MZ.
Ai tha se në strukturën e burimeve të financimit, nga buxheti ishin dominant, 41%, ndërsa kreditë dhe kapitali privat përbënin 26%, ose 24%.
“Alokimi i investimeve të këtyre fondeve tregon se më së shumti janë investuar në rajonin e veriut, 53% e totalit të mjeteve, ndërsa në pjesën mesatare 24%, kurse në bregdet 23%. Kjo tregon se Qeveria e MZ, po punon vazhdimisht për të zvogëluar dallimet në zhvillimin e të tre rajoneve “, shpjegoi Çelanoviq.