HAMASI PRANON ARMËPUSHIMIN, IZRAELI JO / NIS OFENSIVA NË RAFAH POR DO VAZHDOJË NEGOCIATAT

Rockets are fired toward Israel from the Gaza Strip, Wednesday, Oct. 11, 2023. Israel has launched intense airstrikes in Gaza after the territory's militant rulers carried out an unprecedented attack on Israel Saturday, killing over 1000 people and taking captives. Hundreds of Palestinians have been killed in the airstrikes. (AP Photo/Fatima Shbair)8

Grupi militant palestinez Hamas u pajtua të hënën me një propozim armëpushimi në Gazë por Izraeli tha se kushtet nuk i përmbushnin kërkesat e këtij shteti dhe vazhdoi me sulmet në Rafah, ndërsa planifikon vazhdimin e negociatave për një marrëveshje.

Zhvillimet në luftën që nisi shtatë muaj më parë erdhën pasi forcat izraelite goditën Rafahun në jug të Gazës dhe urdhëruan banorët të largoheshin nga pjesët e qytetit.

Qyteti Rafah ka qenë një strehë për më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur. Hamasi tha në një deklaratë të shkurtër se shefi i grupit, Ismail Haniyeh, kishte informuar ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit se e pranoi propozimin e tyre për një armëpushim.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha më vonë se propozimi i armëpushimit nuk përmbushte kërkesat e Izraelit por shteti do të dërgonte një delegacion për t’u takuar me negociatorët, për të arritur një marrëveshje.

Ministria e Jashtme e Katarit tha se delegacioni i saj do të shkojë në Kajro të martën për të rifilluar negociatat jo të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Hamasit.

Në një deklaratë, zyra e Netanyahut shtoi se kabineti i tij i luftës miratoi vazhdimin e një operacioni në Rafah. Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha në rrjetin social X se duke e bombarduar Rafahun, Netanyahu po rrezikonte një armëpushim.

Një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se propozimi që Hamasi miratoi ishte një version i zbutur i një oferte nga Egjipti dhe përfshinte elementë që Izraeli nuk mund t’i pranonte.

“Kjo do të duket të jetë një mashtrim që synon ta bëjë Izraelin të duket si pala që refuzon një marrëveshje,” tha zyrtari izraelit.

Një zyrtar tjetër i informuar për marrëveshjen tha se Hamasi kishte rënë dakord për armëpushimin me faza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve të propozuar nga Izraeli më 27 prill me ndryshime të vogla që nuk preknin pjesët kryesore të propozimit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller tha se Uashingtoni do të diskutojë përgjigjen e Hamasit me aleatët në orët e ardhshme dhe se një marrëveshje ishte “absolutisht e arritshme”.

SHARE