SHËROHEN TË GJITHË TË INFEKTUARIT NGA MALËSIA

Nga analizat e djeshme deri në orën 08:30 sot, laboratorët e Institutit përfunduan analizën e 130 mostrave, ndër të cilat nuk pati raste të reja të infeksionit koronavirus.

Numri i të infektuarve nga fillimi i epidemisë është 324, numri i të shëruarve është 265, çfarë do të thotë se 51 persona janë aktiv me koronavirus në Mal të Zi.

Një lajmë i mirë sot për banorët e Komunës së Tuzit është se të gjithë të infektuarit nga kjo Komunë, ku gjithsej ishin 37 persona, janë shëruar dhe nuk kemi asnjë rast aktiv në Malësi.

Numri i të infektuarve aktualisht në Mal të Zi sipas Komunave:

Podgoricë:28
Ulqin:10
Tivar:5
Guci: 3
Plav: 2
Nikshiq:1
Herceg Novi: 1
Bijello Pole:1

SHARE