MILLATOVIQ-GJUROVIQ: FOKUSIMI NË BE, EKONOMIA DHE STABILIZIMI I KUSHTEVE POLITIKE

Mali i Zi duhet të fokusohet në integrimin evropian për t’u bërë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, në temat ekonomike që më së shumti interesojnë qytetarët, si dhe në stabilizimin e kushteve politike në vend.

Kështu është vlerësuar në takimin e kryetares së Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, me presidentin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

“Duke pasur parasysh se janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për President të Malit të Zi, Gjuroviq e përgëzoi z. Milatoviq për rezultatin mbresëlënës dhe theksoi se shpreson në bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm në interes të qytetarëve,” njoftoi Parlamenti i Malit të Zi.

Siç thuhet në njoftim, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për inaugurimin e ardhshëm të Millatoviqit, situatën aktuale politike dhe drejtimet e ardhshme të zhvillimit të vendit tonë.

SHARE