URA DO TË VOTOJË PËR SHKARKIMIN E LEPOSAVIQIT

Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq njoftoi se URA do të votojë për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Vlladimir Leposaviq. Abazoviq thekson se shumica parlamentare është afër një zgjidhje përfundimtare për ligjet prokuroriale. Ai njoftoi se pas takimit të liderëve të partive të shumicës parlamentare, në të cilën ata supozohej të vazhdonin bisedimet për arritjen e një kompromisi të mundshëm në lidhje me mënyrën se si mund të fillojnë ndryshimet në Prokurorinë e Shtetit. “Jam i kenaqur. Nuk dua të hyj në detaje. Do të ketë nevojë për korrigjime të caktuara,”tha ai. Një marrëveshje e mundshme do të kishte të bënte me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Zyrën e Prokurorit të Shtetit në pjesën e ndryshimit të përbërjes së Këshillit Prokurorial, i cili nuk ishte i diskutueshëm për Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës.

SHARE