KRIVOKAPIQ: RUAJTJA E SHËNDETIT TË QYTETARËVE ËSHTË NJË PËRPARËSI E QEVERISË SË MALIT TË ZI

Pandemia COVID-19 na kujtoi vlerën e shëndetit, tha Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit. Ai gjithashtu tha se ruajtja e shëndetit të qytetarëve është një nga përparësitë kryesore të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjithë sistemit të kujdesit shëndetësor, i cili në luftën kundër pandemisë COVID-19 tregon përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve të tyre. Ai shprehet se Dita Botërore e Shëndetit është një mundësi për të falënderuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të gjitha përpjekjet që po bën në një nivel global, në mënyrë që e drejta për shëndetin si një nga të drejtat themelore të njeriut të jetë e arritshme për të gjithë.

SHARE