KOSOVA DHE MALI I ZI TË GATSHME TA HEQIN PAGESËN E POLICËS KUFITARE

Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje për heqjen e policës së sigurimit të automjeteve që hyjnë në Kosovë nga Mali i Zi dhe anasjelltas. Po ashtu Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare do të shikojnë të gjejnë edhe një zgjidhje tjetër, në mënyrë që qytetarët e dy vendeve fqinje të lëvizin lirshëm, kanë konfirmuar për RTK2, programin në Gjuhën Malazeze, drejtorët e zyrave të Kosovës dhe Malit të Zi Sami Mazreku dhe Boris Shaban.  Drejtori i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, tha se janë të gatshme të gjejnë një zgjidhje më të favorshme me kolegët e tij në Mal të Zi, e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët. Byroja e Siguruesve të Malit të Zi gjithashtu na informoi se ekziston një disponim për të arritur një marrëveshje me kolegët në Kosovë, e cila do të thjeshtonte dhe ulte koston e lëvizjes së automjeteve nga njëri vend në tjetrin. “Kemi komunikuar me kolegët nga BKS, për t’i gjetur mënyrat  alternative e zgjidhjes së  kësaj çështjeje por ka shumë detaje teknike që duhet të zgjidhen përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje të mundshme “, tha përmes një deklarate me shkrim Boris Shaban, drejtori i Byrosë Kombëtare të Siguruesve të Malit të Zi.

SHARE