INSTITUTI: 8 VIKTIMA, 279 RASTE TË REJA / NË TUZ 59 RASTE AKTIVE

Tetë persona të tjerë vdiqën në Malin e Zi dhe 279 raste të reja të infeksionit u regjistruan, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Pacientët e vdekur ishin nga komunat: Podgorica (4), Nikshiqi (3) dhe Cetija (1), nga të cilët më i riu ishte 38 vjeçar, dhe i moshuari ishte 85 vjeçar. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 433 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 5,030, 59 në komunën e Tuzit.

SHARE