SHPËRTHIM NË PORTIN E ODESËS PARA TAKIMIT MITSOTAKIS-ZELENKSY

Një shpërthim u regjistrua në portin e Detit të Zi të Odesës këtë të mërkurë, vetëm pak para nisjes së një takimi të planifikuar mes kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakios dhe presidentit ukrainas, Volodymir Zelenksi.

Sipas burimeve të qeverisë greke, kryeministri dhe zyrtarë të tjerë grekë në Odessa nuk u kërcënuan nga shpërthimi, i cili thuhet se ndodhi rreth 200 metra larg vendndodhjes së tyre.

Pavarësisht shpërtimit, takimi mes dy liderëve u mbajt sipas planifikimit, duke qenë se autoritetet ukrainase kishin dhënë garancitë e nevojshme për sigurinë.

Ishte ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias ai që telefonoi homologun e tij, Rusten Umerov, nga i cili mori garancitë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë së takimit dhe delegacionit grek.

Dy liderët diskutuan për situatën në Ukrainë dhe vështirësitë me të cilat ushtria atje po përballet në luftën ndaj pushtuesve rusë, për shkak të vonesave në furnizim me armatime nga perëndimi.

Pas takimit me Zelenksyn në Odesa, kryeministri në Bukuresht, Rumani, për të marrë pjesë në një konferencë dy-ditore të organizuar nga Partia Popullore Evropiane, e cila do të përfshijë diskutime mbi pushtimin rus të Ukrainës.

SHARE