MUAJI SHKURT, MË I NXEHTI NË HISTORI

Shkencëtarët: Rritja e temperaturave në oqeane dhe dete nuk shkaktohet vetëm nga fenomeni “El Nino

Edhe muaji Shkurt më i nxehti në histori. Sipas Copernicus temperatura e detit në botë është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, ndërsa akulli i detit në Antarktidë ka arritur sërish në nivele ekstreme.

Temperaturat e oqeanit arriti një rekord të lartë në shkurt që arriti në 21.06 gradë Celsius. Gazrat serë bën që shkurti i vitit 2024 të ishte 1,77 gradë Celsius më i ngrohtë. Studiuesit kanë bërë të ditur se temperaturat në dete dhe oqeane kanë qenë vazhdimisht dhe jashtëzakonisht të larta për 10 muajt e fundit.

Sipas tyre kjo është shqetësuese dhe nuk mund të shpjegohet vetëm nga fenomeni El Niño. Këto temperatura të larta u rregjistruan në Australinë perëndimore, Azinë juglindore, Afrikën jugore dhe Amerikën e Jugut.

“Epo, temperatura mesatare globale e sipërfaqes së detit për shkurtin është më e larta. Shkurti i vitit 2024 ishte shkurti më i ngrohtë i regjistruar në nivel global, me një temperaturë mesatare prej 13.5 gradë mbi mesataren. Ka ndikime të drejtpërdrejta në ekosistemin detar, në peshkim, në gjithçka që lidhet me jetën në oqeane, por më pas ka edhe ndikime në atmosferë.  Ndryshimi i klimës vazhdon sepse bota prodhon më shumë gaze serrë në atmosferë, dhe kështu kjo në thelb bën që rekordet e  temperaturës të thyhen më shumë.”

Jo vetëm kaq, por edhe përqendrimet e dioksidit të karbonit janë në nivelin e tyre më të sipas organit klimatik të OKB-së, dhe janë rritur me nivele gati rekord përsëri gjatë vitit të kaluar. Ngrohja e oqeanit ka shkaktuar shqetësime për zbardhjen masive të shkëmbinjve koralorë si  dhe mund të çojë në nxitjen e uraganeve me intensitet më të lartë.

SHARE