Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Nga sot është e mundur pagesa elektronike e 603 tarifave administrative, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.
12 taksa të reja administrative dhe 213 tarifa mund të paguhen elektronikisht në portalin http://eplacanje.gov.me, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Çështjeve Detare.
Shërbimi i sigurt i pagesave elektronike është i disponueshëm në: http://eplacanje.gov.me
“Ministria e Administratës Publike vazhdon t’ua lehtësojë biznesin qytetarëve dhe bizneseve përmes përdorimit të mjeteve digjitale. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të bashkëpunojnë, që bashkërisht të prezantojmë më shumë shërbime elektronike në të mirë të qytetarëve”, tha Dukaj.