Komisioni Kushtetues zgjodhi katër kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët do t’i propozohen plenumit parlamentar. Snezhana Armenko, Momirka Teshiq, Dragana Gjuranoviq dhe Faruk Resulbegoviq morën mbështetje për kandidaturën e tyre. Përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës kanë arritur marrëveshje edhe për kandidatin e katërt për gjyqtar, në bazë të thirrjes publike të datës 25 dhjetor. 13 deputetë votuan për Armenkon dhe Gjuranoviqin, 12 për Teshiqin dhe 7 për Resulbegoviqin.
Vendimin përfundimtar e merr Parlamenti i Malit të Zi me dy të tretat, ose tre të pestat e votave të deputetëve. Pas seancës së kolegjiumit të Kuvendit të Malit të Zi, u vendos që seanca e Kuvendit në të cilën do të zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të mbahet më 27 shkurt.