Katër arsye pse Ligji i Tërheqjes nuk funksionon me ju

Ligji i Tërheqjes bazohet në parimin se nëse e beson diçka vërtet, ajo do të të ndodhë, do të vijë në jetën tënde

Kjo i jep një kuptim më racional asaj çka mendojmë: duhet ta besosh diçka që të bëhet realitet. Të gjithë duan ta ndiejnë këtë lloj fuqie dhe kontrolli, por çfarë nuk funksionon me ju?

katër arsye pse Ligjii i Tërheqjes nuk funksionon me ju:

Jeni të dëshpëruar

Me fjalë të tjera, jeni shumë të lidhur me rezultatet. Por, urgjenca në fakt është rezistencë dhe nuk duhet krijuar një atmosferë e tillë. Rezistenca e pengon manifestimin e objektivave që doni të arrini.

Keni shumë “por”

“Do të më pëlqente një punë e re, por s’kam shumë përvojë, kam bërë gjithmonë të njëjtën gjë”. Këto lloj “por” përfundojnë duke eliminuar çdo mundësi për t’i jetuar dëshirat, kështu që është njëlloj si t’i lidhni vetë këmbët tuaja. Përdoreni “por” për të favorizuar pozitat tuaja. Për shembull: “Nuk kam shumë përvojë në këtë punë, por mendoj se mund ta bëj.”

Bindjet tuaja nuk e mbështesin vizionin tuaj

Ligji i Tërheqjes tregon vazhdimisht prova të asaj çka ju mendoni. Sa më të rregullta të jenë mendimet tuaja rreth diçkaje, aq më shumë thotë “po” Universi, shkruan Living.

Ju duhet ta shihni diçka për ta besuar

“Do ta besoj vetëm kur ta shoh”, thoni ju. Dhe nëse thoni kështu, nuk do ta shihni kurrë. Nëse doni që ligji i tërheqjes të funksionojë në favorin tuaj, duhet fillimisht ta besoni dhe më pas ta shihni.

/Telegrafi/

SHARE