HOTELIERËT DHE ARTISTËT E ESTRADËS: AFATI DERI TË MËRKURËN OSE NUK DO TË RESPEKTOJMË MASAT

Përfaqësues të shoqatave joqeveritare, hotelierë dhe artistë të estradës protestuan sot para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë heqjen e plotë të masave epidemiologjike që kanë të bëjnë me hotelierinë dhe aktivitetet përkatëse. Përndryshe, ata paralajmërojnë radikalizimin e protestës. “Ne kemi pritur shumë gjatë, që nga viti i ri jemi të bllokuar dhe të vetmit muzikantë në rajon që nuk po e bëjnë punën e tyre”, theksoi në protestë Dushko Kaziq. Nga protesta theksuan se ata kanë të drejtë të luftojnë për egzistencë dhe se janë përpjekur vazhdimisht, me tubime paqësore, t’u thonë autoriteteve që t’i lejojnë ata të punojnë. Deri më tani, siç thonë ata, nuk kanë gjetur mirëkuptim.

SHARE