VITIN E KALUAR NË AUTOSTRADË KANË KALUAR 1.14 MILIONË AUTOMJETE

1.14 milionë automjete kaluan në autostradën Princesha Ksenija që nga hapja e saj në mes të korrikut deri në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga ueb-faqja “Monteput”, e cila menaxhon pjesën prioritare të autostradës nga Smokovci në Mateshevë, qarkullimi i automjeteve në periudhën nga 30 dhjetori deri më 5 janar ishte 46,68 mijë. Në autostradë këtë vit kanë kaluar gjithsej 31.99 mijë automjete. Seksioni prioritar i autostradës Tivar-Bolare është hapur zyrtarisht më 13 korrik dhe të nesërmen është hapur për qarkullim. Tarifa ishte falas për shtatë ditët e para. Pas kësaj, ajo shkon në 1.5 euro për motoçikletat, 3.5 euro për automjetet e udhëtarëve dhe 17 euro për kamionët dhe autobusët.Gjatësia totale e seksionit të parë të autostradës është 41.5 kilometra, me 20 ura në trasenë kryesore, 9 ura me rampa, 2 mbikalime, 8 nënkalime, 7.2 kilometra mure betoni, si dhe 16 tunele me dy tuba. Seksioni ka katër kryqëzime, me rampa për pagesë, në të cilat realizohet lidhja autostrade me gjendjen ekzistuese, përkatësisht – Smokovc, kodra Pelev, Verusha dhe Matesheva. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 100 kilometra në orë.

SHARE