Të gjitha llojet e karburanteve në Mal të Zi nga sot janë 1 deri në 9 cent më të lira, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 95 dhe 98 ranë me nga 1 cent secili në 1.43 euro respektivisht 1.47 euro. Çmimi i Eurodieselit është 4 cent më i ulët dhe do të kushtojë 1,51 euro. Nafta për ngrohje ra me 9 cent në 1.57 euro. “Sipas Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për uljen e masës së akcizës nga data 27 tetor, në këtë përllogaritje shuma e akcizës është ulur për 25 për qind, për dallim nga periudha e mëparshme llogaritëse kur masa e akcizës u ul për 40 për qind”, thanë nga Ministria.