I mbani në kuti këpucët e lëkurës? Kurrë më nuk do të veproni kështu!

Për të mos ua shkurtuar “afatin e qëndrueshmërisë”, po ju japim disa këshilla të dobishme se si t’i ruani dhe t’i pastroni këpucët e lëkurës.

Nëse dëshironi që këpucët e preferuara të lëkurës t’i keni sa më gjatë, patjetër duhet t’i mbroni dhe t’i kuroni.

Që të mos vjetrohen para kohe, ndiqni këto këshilla se si t’i ruani dhe t’i pastroni këpucët.

Mos i fusni në kuti. Këpucët e lëkurës patjetër duhet të jenë në ajër në mënyrë që të mos tërheqin lagështinë, transmeton Telegrafi.

Këpucët e pluhurosura pastroni me leckë të pastër dhe të butë të cilën më parë e keni njomur në ujë të vakët.

Lërini të thahen në ajër, por jo drejtpërdrejt në rreze dielli.

Nëse lagen, mos i thani me tharëse flokësh as mos i lini afër radiatorit sepse lëkura mund të thahet dhe të pëlcasë.

Fusni në to gazeta. Lëkura do të humbë vajrat e veta natyrale, andaj gjithsesi lyeni me vaj lëkure një herë në dy javë. /Telegrafi/

SHARE