AXHIQ NË EUROPOL: PARTNERËT TANË KANË NJË SASI TË MADHE INFORMACIONI

Egziston një sasi të madhe informacioni që partnerët tanë posedojnë dhe që sigurisht do të arrijnë në Malin e Zi dhe do të jetë një mundësi për të bërë atë që pritet prej nesh, që është t’i japim një goditje të fortë krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq pas vizitës në selinë e EUROPOL-it. “Që kur jam bërë ministër i Punëve të Brendshme, kjo është një nga vizitat më të rëndësishme nga pikëpamja strategjike dhe më e rëndësishmja nga pikëpamja operative”, tha Axhiq për Televizionin e Malit të Zi në Hagë. Ai theksoi se kjo është një gjë e madhe për Malin e Zi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. „Jam shumë i kënaqur me atë që pata rastin të dëgjoj dhe mund të them se presim me optimizëm vitin 2023, kur do të ketë disa aktivitete konkrete dhe kur mund të presim rezultatet e asaj që është fryti i punës së mëparshme të institucioneve tona me EUROPOL-in”, tha Axhiq. Përveç përballjes me krimin e organizuar dhe korrupsionin, Axhiq tha se vizita e tij është një mundësi e jashtëzakonshme për të realizuar një organizim më të mirë në kuadër të MPB-së dhe administratës policore përmes reformës.

SHARE