GJELOSHAJ: EKZISTON NJË NDRYSHIM I MADH MIDIS NEGOCIATAVE DHE MARRËVESHJES

Pozicioni i Listës Shqiptare që do të ulen në tryezë dhe do të negociojnë, nuk do të thotë se kanë rënë dakord dhe se ata do të jenë pjesë e qeverisë së re, tha bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj. Gjeloshaj thekson se ekziston një ndryshim i madh midis negociatave dhe marrëveshjes. “Nëse dikush mendon se do të marrë mbështetje të lehtë, e ka gabim! Kërkesat tona në planin e personelit janë të fundit, ne kemi kërkesat tona politike dhe ekonomike që janë përparësia jonë, ” thotë Gjeloshaj. Ai tregon se Lista Shqiptare nuk do t’ia lërë rastit që dikush tjetër të realizojë kërkesat e tyre, por do të punojë për realizimin përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në qeveri. “Dhe çfarë është shumë e rëndësishme për ne, kush do të menaxhojë sektorët që janë thelbi i shtetit, sigurisë dhe punëve të jashtme! Gjithçka do të jetë më e qartë, pas takimeve zyrtare me kryeministrin e ardhshëm,” përfundoi ai.

SHARE