Partnerët ndërkombëtarë kërkojnë që ne të jemi pjesë e qeverisë, pohon kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq.
“Partnerët tanë kërkojnë që ne të jemi pjesë e qeverisë për të kontrolluar individë të caktuar. Nuk jam i sigurt që individë të tillë do të jenë edhe pjesë e pushtetit ekzekutiv. Mendoj se një perceptim kanë pasur më 11 qershor, një tjetër do të kenë për 11 shtator dhe një tjetër më 11 nëntor”, shtoi kryeministri.
Kujtojmë se zyrtari i Lëvizjes “Evropa Tani”, Andrej Milloviq, ka përsëritur se LQ URA nuk është partner dhe se nuk është e pranueshme as për partnerët e huaj, duke theksuar se kjo parti e ka kuptuar të gjithë sistemin dhe institucionet në Mal të Zi.
I pyetur për të komentuar akuzat e tilla, Abazoviq tha se zyrtarët e Lëvizjes “Evropa Tani”, po demaskohen çdo ditë e më shumë.
“Kanë filluar me mbështetjen e 54 deputetëve, tani ndjekin 41. Paç fat, torta pret, do të duhet ta kalojmë nga frigoriferi i zakonshëm në ngrirje. Nuk u përgjigjem akuzave të tij, pres ta shoh në një emision televiziv dhe pastaj do të dëgjohen gjërat e vërteta”, ka përfunduar Abazoviq.