EDHE 60 PERSONA TË INFEKTUAR ME KORONA VIRUS

Në Mal të Zi, janë regjistruar 60 raste të reja të Covid 19, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

ISHP deklaroi se ata kishin analizuar 511 mostra për koronavirusin e ri në 24 orët e fundit.

Rastet e zbuluara rishtazi janë nga Podgorica 37, Petnica 5, Tivat dhe Ulqini nga katër, Rozhaj 3, Bijello Pole, Budva dhe Berane 2, dhe Cetinj 1. 

“Nga 60 raste të zbuluara rishtas, 30 janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë, ndërsa për të njëjtin numër të pacientëve po bëhen gjurmime për burimin e infektimit ,” thuhet në deklaratë.  

Për ndryshe nga fillimi i muajit qershor numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 517, 5 pacientë e kanë humbur betejën me virusin , kurse numri i rasteve aktive aktualisht është 512.

SHARE