ÇMIMET E NAFTËS DO TË RRITEN SËRISH NGA MESNATA

Çmimet e naftës do të rriten sërish nga mesnata, por rritja nuk do të jetë drastike. Eurosuper 95 nga mesnata do të rritet për një cent dhe do të kushtojë 1.65 euro, ndërsa çmimi i Eurosuper 98 do të mbetet i pandryshuar në 1.68 euro, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurodieseli do të rritet me një cent dhe çmimi i tij do të jetë 1.58 euro, ndërsa nafta për ngrohje do të kushtojë pesë cent më shumë 1.79 euro. “Sipas dispozitave të Dekretit për mënyrën dhe sasinë e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 20 qershor dhe mundësisht çmimet e ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga 21 qershor 2022”, thuhet në deklaratë.

SHARE