Basketbollistët e KB „Deçiq“

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë e më shumë një sport i preferuar për të rinjtë. Në emisioni “Të rinjtë në Fokus”, tre basketbollistet e KB “Deçiq”, Emanuel Lucaj, Leonard Bojaj dhe Arbër Dedvukaj na treguan për eksperiencën e tyre si basketbollist. Që në moshë të vogël kanë nisur të luajnë basketboll, duke qenë pjesë e ekipeve të ndryshme, ndërsa sot pjesë e ekipit të parë te KB “Deçiq”. Një prej gjërave që i pëlqejnë më së shumti në basketboll është puna ekipore që ua mëson të rinjve ky sport u shprehen mes tjerash sportistët. Edhe pse ende të ri, ata gjysmën e jetës ia kanë kushtuar basketbollit. Sportisti e talentuar të Deçiqit stërvitet çdo ditë për të arritur që në të ardhmen të jenë basketbollist me emër.

Ëndërrat i kanë të mëdha, njëjtë sikur dëshirën për të stërvitur. Basketbolli është sporti i tyre i preferuar.

Interesimi për të ju bashkuar kësaj skuadre po rritet edhe më shumë dita e ditës, teksa edhe ulëset në palestër po mbushen çdo herë e më shumë.

Basketbollistët Lucaj, Dedvukaj dhe Bojaj, thanë që janë të lumtur që janë pjesë e këtij ekipi dhe qëllimi i tyre është që ta përfaqësoj së më mirë skuadren e qytetin e tyre.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE