Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq u takua mbrëmë me Presidentin e Republikës së Sllovenisë Borut Pahor dhe theksoi se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë shembullore dhe se Mali i Zi ende pret mbështetje të fortë nga Sllovenia në rrugën e saj të mëtejshme drejt BE-së, siç ishte deri më tani. Pahor tha se Sllovenia, e cila së shpejti do të marrë presidencën e BE, do të bëjë gjithçka për të gjetur dinamikë të re që me partnerët e saj në Malin e Zi, të filloj procesi i pranimit në BE. Siç vuri në dukje Gjukanoviq, takimi u iniciua për të përmbushur disa ngjarje të rëndësishme që do të pasojnë së shpejti dhe i pari është samiti i Procesit Brdo-Brionit, i cili duhet të zhvillohet në 17 maj në Slloveni. Siç theksojnë në deklaratën nga zyra e Presidentit, edhe këtë herë bashkëbiseduesit kishin pikëpamje shumë të ngjashme në lidhje me perspektivën e këtij rajoni, perspektiven e Evropës, pjesë e pandashme e Ballkanit Perëndimor dhe ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë në arritjen e këtij vizioni të përbashkët. Pahor tha se gjëja më e rëndësishme gjatë pandemisë është që njerëzve në të gjitha vendet në rajon t’u jepet besimi për një të ardhme të qetë dhe të sigurt.