MUGOSHA: HAPJA E MUNDSHME E KAFENEVE, PLAZHEVE MË HERËT…

Nëse situata epidemiologjike është e favorshme, dhe natyrisht, në përputhje me rregullore të caktuara, ne po mendojmë të hapim kafenet, restorantet, qendrat tregtare, plazhet disa ditë para 18 majit, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha në emisionin “Fokus” në RTMZ.

Nëse nuk do të ketë të rinj të infektuar apo një numër i vogël si deri tani, Mugosha thekson se egziston mundësia që fillimi i fazës së dytë në sport mund të përshpejtohet.

“Me sa duket shkolla ka mbaruar për këtë vit, në provime do të shkojnë studentat ndërsa për kopshte do të shohim, jemi në proces të konsultimeve akoma,” tha Mugosha.

“Do të shohim, kur epidemia të jetë plotësisht nën kontroll, kopshtet do të duhet të hapen një ditë, mbase gjatë verës, por jo akoma. Për çdo lehtësim, mund të shtohet numri i të të infektuarëve,” theksoi Mugosha.

Drejtori i ISHP tha se hapat përgjegjës janë të domosdoshëm, dhe se ato bazohen në fakte dhe njohuri. Ai tha se epidemiologëve u duhej më shumë hulumtime nga fillimi.

“Nëpërmjet masave tona, ne kemi qenë në gjendje të ruajmë të moshuarit, të kemi më shumë fëmijë të infektuar. Në të gjitha vendet, numri më i madh i viktimave është në grupin e më të moshuarve, ky nuk është rasti për ne. Kjo është arsyeja pse ne këmbëngulëm për ruajtjen e moshës së tretë, duke mbyllur shkollat që fëmijët të mos e përhapin virusin në shtëpi,” tha Mugosha.

Sipas pritjeve të Mugoshës, një vaksinë e besueshme do të jetë e disponueshme brenda një viti.

“Një vaksinë e mirë, e besueshme kërkon kohë dhe përpjekje të mëdha. Kemi rreth 40 vaksina në qarkullim, disa prej të cilave tashmë kanë hyrë në fazat e testimit. Ky virus gjithashtu do të bëjë përparime të mëdha në kërkime, shkencë dhe praktikë,” theksoi Mugosha për emisionin “Fokus”.

SHARE