PËRSHËNDESIM INICIATIVËN E KRYEMINISTRIT PËR SHKARKIMIN E LEPOSAVIQIT

Deputeti i “Listës Shqiptare” Genci Nimanbegu ka përshëndetur vendimin e Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravo Krivokapiq, i cili ka inicuar drejt Kuvendit të Malit të Zi shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë dhe të drejtave të njeriut dhe pakicave në Mal të Zi, Vlladimir Leposaviq.

“Përshëndesim vendimin e Kryeministrit Krivokapiq të inicoj drejt Kuvendit të Malit të Zi shkarkimin e Ministrit Leposaviq. Posaçërisht arsyetimin e tij dhënë në Konferencë për medij që përputhet me reagimin tonë të mëhershëm në lidhje me këtë çështje,” shkruan Nimanbegu.

Genci tha që Lista Shqiptare edhe një herë vërteton që do të jenë gjithmon të gatshëm për mbështetjen e vendimeve, sado të vështira të jenë, për mirëvajtjen dhe ruajtjen e rrugës drejt BE-së dhe zhvilllimit të demokracisë në Mal të Zi.

SHARE