HYNË NË PROCEDURË PARLAMENTARE PROPOZIMI PËR SHKARKIMI E MINISTRIT LEPOSAVIQ

Propozimi i Qeverisë për të shkarkuar Ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vlladimir Leposaviq, nga ajo pozitë ka hyrë në procedurën parlamentare. Sipas dokumentit, Leposaviq u zgjodh ministër i Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave më 4 Dhjetor 2020 dhe në periudhën nga zgjedhjet deri në ditën e propozimit për shkarkim, veprimet e tij publike “kryesisht devijuan nga pozitat zyrtare të qeverisë” dhe marrëveshjet që janë nënshkruar më 8 shtator 2020. Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, deklaroi se një akt i tillë, siç u theksua, rrezikon reputacionin ndërkombëtar të shtetit të Malit të Zi dhe vetë Qeverisë, së cilës i përket ministri Leposaviq.

SHARE