Receta Fantastike e Kungujve Me Uthull

Çdo vakt i cili përfshin kungujt ka përfitime të mëdha shëndetësore,të cilat sigurisht që ia vlejnë t’i konsumoni.

Dihet që kungulli i njomë rrit energjinë,ndihmon në funksionalitetin e tiroides, përmirëson shëndetin e syve, ul sheqerin në gjak, ul kolesterolin, ndalon inflamacionin, madje thuhet se ngadalëson proçesin e plakjes! Lista është shumë e gjatë.

Receta që AgroWeb.org ju sugjeron me kunguj e uthull balsamike, i çon kungulleshkat në një nivel tjetër.

Kjo recetë është një shembull i përkryer se si një ushqim si kungulli mund të shëndrrojë një pjatë mesatare në një pjatë të shkëlqyer!

Uthulla balsamike jo vetëm që rrit ëmbëlsinë e kungujve, por i shton edhe një sfond të bukur.

Për pak kontrast dhe një shije të veçantë, provoni të shtoni një grusht me stika pishe të pjekura, bajame ose arra.

Receta Për 4 Persona

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 kunguj të njomë, të prerë në formë rrethore
  • 2 thelpinj hudhër, të grirë
  • 2 lugë gjelle uthull balsamike
  • Kripë dhe piper i zi për shije
  • Nenexhik,i copëtuar (sipas dëshirës)

Hapat që duhet të ndiqni:

Një një tigan të madh, AgroWeb.org ju këshillon të shtoni vajin dhe ta lini të nxehet në zjarr mesatar.

Pasi të jetë nxehur vaji, shtoni kungujt dhe hudhrat e grira. Përziejini për rreth 7-10 minuta, derisa kungujt të zbuten dhe të skuqen lehtë.

Kur të shihni se kungujt kanë filluar të skuqen, shtoni uthullën dhe gatuajeni për rreth 3-4 minuta, derisa lëngu të trashet dhe të ngjitet tek kungulleshkat.

Shtoni kripë dhe piper. Gjithashtu mund të shtoni nenexhik nëse e preferoni.

Këshillë nga AgroWeb

Gatimi është art më vete, prandaj nuk keni pse të limitoheni. AgroWeb.org ju  këshillon të eksperimentoni edhe me këtë pjatë, duke e shndërruar fare lehtë në një pjatë akoma edhe më të shijshme.

Ju mund ta mbani atë një pjatë vegjetariane ose mund t’i shtoni mish për të pasur më shumë proteina. Këtu janë disa sugjerime :

-Mund të shtoni rukola dhe djathë.

-Mund ta përdorni si një zbukurim, të shijshëm dhe të shëndetshëm, mbi një biftek.

-Mund ta përdorni si një përbërës të shkëlqyer në sallatën e makaronave.

-Mund ta shtoni në një sanduiç, për vlera më të larta ushqyese./AgroWeb.org

SHARE