AGJENCIA E BARNAVE NË BE MIRATON EDHE PËRDORIMIN E VAKSINËS MODERNA

Agjencia e ilaçeve e Bashkimit Evropian(EMA) i dha dritën jeshile vaksinës anti-Covid të Moderna për përdorim. Ky vendim i jep mundësin 27-vendeve anëtare që të marrin një vaksinë të dytë, në betejën kundër Covid-19 dhe nëse miratohet përfundimisht nga Komisioni i BE, ajo do të bëhet vaksina e dytë e autorizuar për përdorim në bllokun prej 27 vendesh. Komiteti i ilaçeve njerëzore të EMA (CHMP) ka vlerësuar tërësisht të dhënat mbi cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe rekomandoi me konsensus një autorizim zyrtar të marketingut me kusht të dhënë nga Komisioni Evropian.

SHARE