SHKATËRROHEN BOMBARDUESIT BËRTHAMORË RUSË / UKRAINA SULMON ME DRONË, GODITET BAZA AJRORE

Një bazë ajrore ruse, nga ku një sulm i madh po përgatitej kundër Ukrainës, është goditur nga një sulm i dyshuar me dronë, që dëmtoi dy bombardues me rreze të gjatë veprimi. Baza ajrore Engels 2, afër qytetit Saratov, u godit nga një shpërthim në orët e para të së hënës e si pasojë dy bombardues Tu-95, që janë përdorur për të kryer sulme ajrore mbi infrastrukturën e Ukrainës, u dëmtuan. Një tjetër shpërthim ka goditur edhe bazën ushtarake ruse afër qytetit Ruazan, duke i marrë jetën atje tre personave dhe duke plagosur pesë të tjerë pasi një cisternë karburanti u përfshi nga flakët. Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet por mendohet gjerësisht se ai qëndron pas dhjetëra sulmeve të ngjashme mbi baza dhe depo furnizimi në kufijtë perëndimorë të Rusisë. Engels 2 dhe Rayzan, ndodhen 480 deri në 700 km larg nga kufiri i ukrainës, dhe distanca është përtej asaj që mund të arrihet nga raketat e Kievit, cka do të thotë se sulmi me shumë gjasa mund të jetë kryer nga dronët. Orë para shpërthimeve, kompania ukrainase e armëve Ukrobonoprom, tha se kishte testuar me sukses një dron kamikaz me një mbushje eksplozivi prej 74 kilogramësh që ishte në gjendje të arrinte në të dy këto baza. Shpërthimet po ashtu vijnë pasi imazhe satelitore u publikuan javën e shkuar dhe tregonin bombarduesit rusë në bazën ajrore Engels që përgatiteshin për një sulm në Ukrainë. Imazhet tregonin një përzierje avionësh Tu-95 dhe Tu-160 që furnizoheshin dhe armatoseshin me raketa kruiz dhe analistët paralajmëruan për një sulm në shkallë të gjerë mbi Ukrainën.

SHARE