Ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq ka uruar 5 Tetorin, Ditën e Mësuesit, me dëshirën që pozita e tyre në shoqëri të jetë gjithmonë e denjë për dije dhe cilësi.
“Ministria e Arsimit i jep mbështetje të plotë mësuesve, duke theksuar rëndësinë e thirrjes së tyre në formësimin e brezave të ardhshëm. Kjo është një mundësi për të vënë në dukje përgjegjësinë e madhe të edukatorëve në moshat më të cenueshme të fëmijëve gjatë hapave të parë më të rëndësishëm në rrugën drejt së ardhmes”, theksuan nga Ministria e Arsimit.
Dita Botërore e Mësuesit festohet më 5 tetor dhe është shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim që të theksohet roli i mësuesve në edukimin e fëmijëve dhe të theksohen parimet dhe rekomandimet për pozicionin e mësuesit.