ABAZOVIQ: KEMI EMRAT E ATYRE QË SHFRYTËZOJNË PYJET, DO TË KETË ARRESTIME

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi në Berane se shteti deri më tani ka humbur më shumë se një miliard euro nga shfrytëzimi i pyjeve dhe se sot shteti i shpall zyrtarisht luftë mafies pyjore.

Ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq ka bërë të ditur se MPB-ja ka emrat e atyre që kanë shfrytëzuar ilegalisht pyjet për shumë vite dhe se së shpejti do të ketë edhe arrestime.

Prokurori Vukash Radonjiq tha se prokuroria ka raste ndaj disa punonjësve të Administratës së Pyjeve dhe shtoi se shpreson që këto raste të jenë prioritet në periudhën e ardhshme.

Ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviq, tha se pret rezultate të mira nga “lufta e ashpër” kundër dëmeve të shkaktuara në pyje.

“Tashmë kemi rezultate në terren. Shpreh pritjen që kallëzimet penale në prokurori të kenë një epilog adekuat”, tha ministrja.

SHARE