PROCESI I KOMBINUAR MËSIMOR, MISION I PA MUNDUR

Të gjithë nxënësve duhet tu mundësohet që procesin mësimor ta ndjekin në shkolla përmes respektimit strikt të mesave të Institutit për Shëndetin Publik, kanë deklaruar nga sindikata e arsimit të Malit të Zi, duke shtuar se modeli i mësimit të kombinuar është “mision i pa mundur arsimor”. Nga Sindikata u kanë rekomanduar pushteteve shoqërore dhe arsimore se mësimi në distancë është një e keqe e domosdoshme. “Modeli i kombinuar i mësimit është mision i pa mundur edukativ. Andaj bëjmë mesazh të qartë që në periudhën e ardhshme të gjithë nxënësit duhet të shkojnë në shkollë, përmes respektimit të plotë të masave të Institutit për Shëndetin Publik”, thuhet në kumtesën e Sindikatës së arsimit të Malit të Zi me rastin e 5 tetorit – Ditës botërore të mësimdhënësve. Kryetari i Këshillit të Sindikatës së arsimit nga Podgorica, Sllobodan Savoviq konsideron se Ministria e arsimit nuk ka bërë  asgjë në përmirësimin e kushteve për nxënësit në fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas fjalëve të tij, ka shumë më tepër mëdyshje dhe çështje të pa zgjedhura në procesin edukativo arsimor, krahasuar me ato çështje të cilat gjoja janë zgjidhur.

SHARE