BUJAR HASANGJEKAJ U ZGJODH KRYETAR I KUVENDIT KOMUNAL TË GUCISË

Kandidati nga Koalicioni “SHQIPTARËT BASHKË PËR GUCI” z. Bujar Hasangjekaj u zgjodh me shumicë votash për kryetar të Kuvendit Komunal të Gucisë.

“Falënderim të veçantë kemi për secilin votues që e përkrahi koalicionin e bashkuar shqiptar në Guci, me besimin e thellë se do të ndjehen krenarë me punën e Kryetarit të sapozgjedhur dhe me punën e angazhimin e të gjithë përfaqësuesve të tyre!”, kështu shkruan këshilltari i Kuvendit komunal të Gucisë Asdren Çelaj.

Koalicioni “SHQIPTARËT BASHKË PËR GUCI” përfaqësohet me 7 këshilltarë në kuvend.

SHARE