“BASHKËPUNIMI I SUKSESSHËM I SHËRBIMEVE TË SIGURISË”

“Bashkëpunimi i Malit të Zi dhe Italisë jep rezultate në  disa fusha dhe është kënaqësia jonë që përmes projekteve bilaterale dhe evropiane e kemi përkrahur Malin e Zi në realizimin e progresit në kapitujt negociues 23 dhe 24”,  ka kumtuar ambasadori i Italisë, Lluka Zellioli. Siç theksohet, ambasadorin Zellioli e ka pritur sot drejtori i Drejtorisë së policisë së Malit të Zi, Veselin Veloviq. Temë e takimit ka qenë bashkëpunimi i gjithanshëm bilateral me akcentë të veçantë në fillimin e projektit IPA 3 – lufta kundër kriminalitetit të rëndë në Ballkanin Perëndimor, i bazuar në rezultatet e realizuara në kuadër të IPA 2.  Theksohet se dyanshëm është konkluduar  se projekti, “Përkrahja e BE në sundimin e ligjit EUROL-2“,  ka kontribuar dukshëm në forcimin e kapaciteteve gjithëpërfshirëse të Drejtorisë së policisë.

SHARE