MIKIQ: ËSHTË I RËNDËSISHËM THELBI E JO FORMA

Krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sipas planit të Malit të Zi Demokratik dhe Lëvizjes Qytetare URA, është detyra më e rëndësishme e atyre partive dhe a do të zbatohet ai përmes trupit parlamentar të përkohshëm , apo  të një grupi punues është pak e rëndësishme, vlerësuan nga Lëvizjes Qytetare URA.

Kryetari i Parlamentit të MZ, Ivan Brajoviq, ka thënë se deri në fund të tetorit Kuvendi duhet të formojë një trup punues i cili do të merret me reformën e legjislacionit zgjedhor dhe shtoi se disponimi i  shumicës është që ai të jetë një komision parlamentar i përkohshëm.

Drejtori gjeneral i Lëvizjes Qytetare URA, Zoran Mikiq, tha për agjencinë e lajmeve “ MINA” se detyra më e rëndësishme është plani i Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

SHARE