RAMA: AVIONI I PARË ZJARRFIKËS NIS MISIONIN, FORCË E SHTUAR E KËTIJ GUSHTI

Teksa disa vende të Europës po përballen me zjarre të përmasave të mëdha, qeveria shqiptare ka shtuar masat për përballimin e emergjencave gjatë muajit gusht.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin në mbështetje të operacioneve për shuarjen e vatrave të zjarrit në vend. Sipas Ramës, kjo është një forcë shtesë e angazhuar për përballimin e një gushti që pritet të jetë sfidues për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar për zjarre.

“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e më të përgatitur se asnjëherë më parë, por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht”, shkroi kryeministri.

Rama shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat e angazhuara në terren, duke vlerësuar punën e tyre në luftën kundër flakëve. “Respekt dhe mirënjohje për të gjitha forcat tona në terren”, theksoi ai.

SHARE