NESËR SEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT TË KOSOVËS

Të enjten pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa takimi i së martës ndërmjet kreut të Vetëvendosjes dhe atij të LDK përfundoi pa rezultat konkret.

Kreu i Vetëvendosjes insiston që posti i presidentit të mos i takojë Lidhjes Demokratike, por të jetë një emër jopolitik e kjo e fundit nuk e do atë të kryetarit të Kuvendit.

Madje i ka sugjeruar Kurtit që të enjten të procedojë me konstituimin e Kuvendit duke thënë se kjo nuk i dëmton negociatat për krijimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Ish-kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kosideron se rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk i ka dhënë asnjë partie të drejtën për të qeverisur e vetme, duke theksuar se krijimi i institucioneve duhet të bazohet në bashkëvendimmarrje mes pozitës dhe opozitës.

Sipas Haradinajt, ose posti i kryeministrit ose i presidentit duhet t’i takojë opozitës.

Ai theksoi se opozita mund të kontribuojë në krijimin e institucioneve vetëm nëse është pjesë e vendimmarrjes. Haradinaj përsëriti se Aleanca nuk synon të hyjë në qeveri vetëm për poste.

Dështimi për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të ishin të katërtat në dy vjet.

SHARE