PARALAJMËROHEN PROTESTA NË DISA QYTETE

Hotelierët e Malit të Zi kanë njoftuar tubime proteste të të gjithë hotelierëve që nga e hëna për shkak të masave të fundit epidemiologjike të miratuara nga autoritetet shëndetësore në terren. “Ne i kemi bërë thirrje në mënyrë të përsëritur Qeverisë së Malit të Zi që të korrigjojë masat aktuale, sepse ato janë diskriminuese, sepse e drejta për punë po kufizohet tek hotelierët dhe të drejtat e tjera themelore të tyre po shkelen rëndë. Që nga fillimi i epidemisë, hotelierët kanë vuajtur më së shumti kufizime në punën e tyre dhe diskriminimi ndaj tyre tani po arrin kulmin sepse në sezonin, kur turistët lejohen të hyjnë pa ndonjë certifikatë, ata duhet të respektojnë masat që nuk janë në fuqi në sektorë të tjerë,” thuhet në deklaratë. Ata thonë se u detyruan të protestojnë nga ngurrimi i institucioneve për të hapur një dialog me hotelierët e objekteve.

SHARE