ABAZOVIQ: JASHTË BE-së, BALLKANI PERËNDIMOR DO TË BËHET TËRHEQËS PËR GARAT E NDRYSHME TË FUQIVE TË MËDHA

“Agresioni rus dhe rënia e rendit ndërkombëtar tregojnë rëndësinë e stabilitetit dhe të ardhmes evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq. Kryeministri Abazoviq theksoi se anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë e mundshme për promovimin e stabilitetit, prosperitetit dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. „Një faktor kyç për stabilitetin është forcimi i lidhjes transatlantike dhe bashkëpunimi më i ngushtë midis SHBA-së dhe BE-së. Qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Malit të Zi është të jetë anëtar i plotë i BE-së, duke trashëguar marrëdhënie të mira fqinjësore,“ theksoi në prezantimin e tij kryeministri Abazoviq. Kryeministri Abazoviq tha se i lënë hipotetikisht jashtë BE-së, Ballkani Perëndimor bëhet tërheqës për garat e ndryshme të fuqive të mëdha. Në panel u diskutuan implikimet për rajonin pas pushtimit rus të Ukrainës, krizës energjetike dhe negociatave të pranimit në BE.

SHARE