HUNGARIA I DHUROI MALIT TË ZI 200,000 VAKSINA

200,000 doza të vaksinës Sinofarm, dhuruar Malit të Zi nga Hungaria, mbërritën në aeroportin e Podgoricës sot, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Donacioni u dorëzua nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto, në emër të qeverisë Hungareze. Ministrja e Shëndetësisë së Malit të Zi Jelena Boroviniq Bojoviq, gjatë prezantimit të donacionit, theksoi se Hungaria, si shumë herë më parë, tregoi një shkallë të lartë solidariteti dhe miqësie ndaj Malit të Zi. “Sot, kam kënaqësinë e veçantë të informoj qytetarët e Malit të Zi se Hungaria ka dhuruar 200,000 vaksina Sinofarm në vendin tonë, gjë që është e paçmueshme sepse po vjen në Mal të Zi në kohën e duhur,” tha Boroviniq Bojoviq. Në atë mënyrë, siç deklaroi ajo, vaksinimi masiv kundër koronavirusit vazhdon. Ajo falënderoi ambasadorin hungarez në Malin e Zi, Jozef Negjeshi, qeverinë hungareze, ministrin e punëve të jashtme dhe veçanërisht ministrin e burimeve njerëzore, Miklosh Kashler, i cili arriti të siguronte një donacion shumë të vlefshëm për Malin e Zi përmes aktiviteteve të përbashkëta. “Kjo është një mundësi për t’u bërë thirrje edhe një herë qytetarëve tanë, të cilët nuk e kanë bërë ende këtë, të vaksinohen, si dhe të respektojnë masat, sepse në atë mënyrë ata do të mbrojnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e të dashurve të tyre,” tha Boroviniq Bojoviq.

SHARE