Kuvendi i Malit të Zi, shkarkoi Irena Radoviq, nga posti i zëvendësguvernatores së Bankës Qendrore të MZ dhe Vanja Qalloviq-Markoviq nga pozita e anëtares së Këshillit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të MZ.
Për propozim të shkarkimit të Radoviq votuan 42 deputetë, kurse një deputet votoi kundër.
Kurse për votimin e Qalloviq-Markoviq, votuan 39 deputetë, ndërsa katër deputetë ishin kundër dhe tre deputet abstenuan. Kështu deputetët, me 40 vota pro dhe dy abstenim, zgjodhën Gavrillo Çabarkapa si anëtar të Këshillit në vend të Qalloviq-Markoviq.
Propozimin për shkarkimin e Qalloviq-Markoviq më parë ia kishte dorëzua Parlamentit Komisioni për Anti-Korrupsion. APK më 29 maj ka nxjerrë një vendim që vërteton se Qalloviq-Markoviq, ka shkelur Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe për këtë është njoftuar Komisioni i Anti-Korrupsionit, i cili është përgjegjës për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit të APK-së.
Ndërsa lidhur me shkarkimin e Radoviq, Guvernatori i Bankës Qendrore të MZ, Radoje Zhugiq, tha se për Propozim të shkarkimit të Radoviq, Këshilli i BQMZ-së, e miratoi njëzëri, propozim i cili u iniciua nga dy anëtarë të Këshillit dhe më vonë u bashkuan edhe anëtarët e tjerë tha Zhugiq.
“Nuk ka dyshim se kjo është bërë në mënyrën dhe në procesin e marrëdhënieve maksimale profesionale në përpjekje për të ruajtur reputacionin e bankës deri në masën e mundshme”, tha Zhugiq në Kuvendin e MZ.
Propozimi, siç tha ai, shoqërohet edhe me procesverbalin nga seanca e Këshillit ku ka më shumë detaje se përse Këshilli e propozoi këtë ashtu.
“Fjala është për shtatë qytetarë të shquar që nënshkruan këtë Propozim”, shtoi Zhugiq.
Ndërsa deputeti i pavarur Alleksandar Damjanoviq, tha se ata nuk e kanë fituar procesverbalin nga seanca e Këshillit dhe se të gjithë morën vetëm një letër nga Radoviq lidhur me qëndrimin e saj.
“Në mars të vitit të kaluar, me 41 vota të shumicës parlamentare, Irena Radoviq dhe Nikolla Fabris u zgjodhën zëvendës-guvernatorë me propozimin e Zhugiq. Ai atëherë kishte thënë se ka nderin t’i paraqiste ata në bazë të një biografie mbresëlënëse, e që nuk është asgjë e diskutueshme që pas 15 muajsh mos të flitet një bisedë tjetër”, deklaroi Damjanoviq.