MINISTRJA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE INOVACIONIT, ANGJELLA JAKSHIQ STOJANOVIQ VIZITOI KOMUNËN E TUZIT

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në Mal të Zi, Angjella Jakshiq Stojanoviq, vizitoi sot komunën e Tuzit.

Ministrja, e shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë për Pakica pranë Ministrisë së Arsimit, Albana Dedvukaj, u prit nga kryetari i komunës Lindon Gjelaj dhe kryetari i kuvendit, Fadil Kajoshaj.

Gjatë vizitës, u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim në realizimin e projekteve prioritare infrastrukturore në fushën e arsimit në komunën e Tuzit.

Një nga projektet e përfshira është rinovimi i shkollës fillore “Bashkimi” në Skorraq.

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Inovacionit në Mal të Zi, Angjella Jakshiq Stojanoviq, ndër të tjera tha:

„Përpjekjet e përbashkëta të komunës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e infrastrukturës arsimore. Ajo që është shumë e rëndësishme është se ky është një shembull i bukur se si institucionet shtetërore dhe komunitetet lokale mund të bashkëpunojnë dhe se si vetëm së bashku mund të arrijmë rezultatet që na duhen kur bëhet fjalë për arsimin.“

Ndërsa kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, shprehu kënaqësinë e tij për nënshkrimin e këtij Memorandumi, si dhe i ceku investimet që do ti bëjë komuna e Tuzit në kuadër të projektit, konkretisht rinovimit të shkollës fillore “Bashkimi” në Skorraq.

SHARE