BIDEN: KUFIZIMET E REJA PËR MIGRANTËT DO TË SIGUROJNË KUFIRIN SHBA-MEKSIKË

U.S. President Joe Biden makes a statement about the stopgap government funding bill passed by the U.S. House and Senate to avert a government shutdown at the White House in Washington, U.S., October 1, 2023. REUTERS/Bonnie Cash

Migrantëve që kapen duke kaluar ilegalisht kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, mund t’iu pamundësohet shansi për të kërkuar azil, dhe kështu do të dëbohen shpejt në Meksikë, bazuar në kufizimet e reja që janë bërë publike prej administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë, mirëpo ato nuk do të vlejnë për fëmijët e pashoqëruar, personat që kanë probleme të mëdha shëndetësore, apo për viktimat e trafikimit, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Kam ardhur këtu për të bërë atë çfarë republikanët në Kongres kanë refuzuar të bëjnë, të marrim hapat e nevojshëm për të siguruar kufirin tonë”, ka thënë Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Le të zgjidhim problemin dhe të mos luftojmë për këtë gjë”.

Biden, demokrat, e ka ashpërsuar qasjen e tij sa i përket sigurisë kufitare, pasi imigrimi ka dalë të jetë ndër çështjet kryesore për amerikanët në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Biden pritet të përballet me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, i cili është zotuar se do të marrë masa të ashpra për të luftuar migrimin, nëse e fiton edhe një mandat.

SHARE