PARALAJMËRIMI I OBSH-së / “NXIRRNI MËSIME NGA PANDEMIA”

Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkon të gjitha vendeve anëtare të saj që të papriturat me të cilat u përballen gjatë pandemisë së Covid  të nxjerrin mësime për të qenë gati në çdo situatë të mundshme.

Komunikimi i riskut dhe përfshirja e komunitetit në emergjenca shëndetësore  është një ndër pikat më të rëndësishme që po diskutohet.

Por a ishte qëndrimi  i OBSH pak ditë me parë një paralajmërim për një pandemi të afërt?  “Unë nuk mendoj se ka vend për panik por ne duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë të mundshme”, tha Marjeta Dervishi, eksperte e ISHP.

Për Leonardo Palumbon, Specialist i Angazhimit të Komunitetit në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën, përgjigjet ndaj emergjencave të udhëhequra nga komunitetet janë shumë të rëndësishme.

“Angazhimi I komunitetit është shumë i rëndësishëm sepse në rastet e emergjencave, komuniteti është I pari që përgjigjet, dhe njëkohësisht ne pamë që komuniteti ka burime që mund ti aktivizojë gjatë një emergjence shëndetësore, për të komunikuar me grupet e synuara më në nevojë të popullsisë”, tha Leonardo Palumbo, zyra rajonale e OBSH për Europën.

SHARE