NGA MESNATA, TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE MË TË SHTRENJTA

Nga mesnata do të shtrenjtohen të gjitha llojet e karburanteve nga një deri në tre cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.

Çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 në dy javët e ardhshme do të jenë tre cent më të shtrenjtë dhe do të kushtojnë 1,52 euro dhe 1,56 euro.

Çmimet e Eurodieselit dhe të naftës për ngrohje do të rriten për një cent, pra do të jenë 1,35 euro dhe 1,30 euro.

“Sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi, numër 23/2021), përllogaritja e radhës do të bëhet më 19 qershor, çdo çmim i ndryshuar i derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 20 qershor 2023,” është bërë e ditur nga Ministria e Investimeve Kapitale.

SHARE