Partneriteti publiko-privat është model përmes të cilit do të kërkohen partnerët për vazhdimin e realizimit të pjesëve të autostradës Tivarë-Bolare, kryesisht nga Matasheva deri në Andrijevicë dhe pastaj deri në kufirin me Serbinë, deklaroi sekretaresh e shtetit pranë Ministrisë së Transportit dhe Çështjeve Detare, Angellina Zhivkoviq.
“Njoftimet se edhe kolegët serbë do të kryejnë aktivitete në pjesën nga nga Pozhega deri në Bolare, vetem se do të rrisin atraktivitetin e të gjithë korridorit dhe shpresojë se do të tërheqim edhe kompani private dhe financuese më të interesuara”, tha Zhivkoviq në konferencën mbi partneritetet publike-privat në Beograd.
Nga Ministria e Transportit të MZ, është kumtuar se Zhivkoviq, duke shqyrtuar projektet të cilat në bazë të partneritetit publik-privat realizohen në Bashkimin Evropian dhe politikat që janë duke u zbatuar në atë fushë, tha se ata duhet të punojnë në gjetjen e modeleve të ngjashme për rajonin, duke përdorur të ashtuquajturat mekanizma të kombinuara të financimit.