TË ENJTEN PROTESTË, PËRBALLË RTMZ-së

Organizata joqeveritare Qendra Mediale u bëri thirrje qytetarëve  të marrin pjesë në protestën e llojit të përformancës, siç thonë ata, për shkak të paralajmërimit të shkarkimit të paligjshëm dhe politikisht të motivuar të drejtoreshës së përgjithshëm të Radio Televizionit të Malit të Zi, Andrijana Kadija.

Përformanca e protestës nën sloganin “Servisi i Pavarur Publik dhe pikë”, do të mbahet të enjten, më 7 qershor në orën 12:00, në platonë përballë ndërtesës së RTMZ. Fillimi i  këtij tubimit është planifikuar pak para fillimit të mbledhjes së Këshillit të RTMZ-së, në të cilën do të shqyrtohet iniciativa për shkarkimin e drejtoreshës së përgjithshme të RTMZ-së.

“Presioni politik i partisë në pushtet në servisin publik kombëtar filloi me ndërrime të paligjshme në Këshillin e RTMZ-së dhe sjelljen e njerëzve besnikë të pushtetit në këtë trup punues, të cilët tani përmbushin urdhrin politik, me qëllim që RTMZ të rivendoset përsëri, nën kontrollin e partisë në pushtet”, thuhet në kumtesën e  nënshkruar nga Dragolub Vukoviq, Kryetar i Asamblesë së Qendrës Mediatike dhe Goran Gjuroviq, Drejtor i Qendrës Mediale.

Siç kumtohet, RTMZ, në 17 muajt e fundit, ka treguar se mund të funksionojë si servis publik i vërtetë medial, njëjtë i larguar si nga pushteti  ashtu edhe opozita dhe ti përkasin qytetarëve të Malit të Zi, të cilët edhe e financojnë.

“Radio Televizioni i Malit të Zi, në periudhën e shkuar për një kohë të shkurtër, ka treguar se është e nevojshme dhe e mundur të punohet në interes të të gjithëve dhe jo vetëm në interes të pushtetit. Duke shkarkuar  në mënyrë të paligjshme drejtoreshën e përgjithshëm Andriana Kadija dhe së shpejti  edhe drejtorin e Televizionit Vlladan Miqunoviq, RTMZ,po kthehet nën kontrollin e një partie politike. Nëse nuk doni të manipulohet me ju dhe nga ju të fshehën  informacionet nga interesi publik, nëse nuk doni një televizion partiak, ejani në tubimin qytetarë. Duke mbrojtur servisin publik,  mbroni të drejtat tuaja njerëzore dhe qytetare! “, kumtuan nga Qendra Mediale.

 

SHARE