LQ URA PROPOZOI RRITJE TË AKCIZËS PËR CIGARET

Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, i propozoi Kuvendit amandamentin e ndryshimeve në Ligjin për akciza, me të cilin parashihet rritje e jashtëzakonshme e akcizës për produktet e duhanit nga 1 qershori. Me këtë harmonizim çmimet e paketave të cigareve do të mund të rriteshin për rreth 30 centë dhe më pas më 1 janar 2023 dhe 1 janar 2024, kur do të ishin në nivel të BE-së, pra vetëm kjo tarifë do të shkonte në minimum 1.83. euro për paketë. Siç shpjegoi Konatar, bëhet fjalë për përshpejtimin e harmonizimit të politikës së akcizës me standardin e Bashkimit Evropian. Amendamenti i Millosh Konatarit nga Lëvizja Qytetare URA për ndryshimet në Ligjin për akcizat nuk është i pranueshëm për Ministrinë e Financave. Kështu bëri të ditur ministri Aleksandar Damjanoviq në seancën e Qeverisë. “Ne besojmë se kjo do të ishte një shkas serioz për rritjen e tregut gri të cigareve. Ne do të propozojmë një modifikim të këtij amendamenti,” tha Damjanoviq.

SHARE